Telegrafi

Rrëmbeu një vajzë të mitur, shpallet në kërkim 31-vjeçari në Mat

Një 31-vjeçar në Mat është shpallur në kërkim pasi i hoqi lirinë një adoleshenteje.

Bëhet e ditur se E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Frankth ka rrëmbyer për disa orë një 14-vjeçare, duke e mbajtur në banesën e tij.

Pasi vuri re forcat e policisë, i riu është larguar nga banesa dhe e ka lënë vajzën të lirë. /Telegrafi/