Telegrafi

Rrëmbejnë një femër në Deçan, arrestohen dy persona

Foto: Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit të premten kanë rrëmbyer një femër.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:30, në Deçan.

Siç thuhet në raporti, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, dërgohen në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/