Telegrafi

Rrëmbehet nga shoku një person në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është rrëmbyer një person në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se, ankuesi mashkull ka raportuar se është rrëmbyer më datën 30 shtator dhe është mbajtur peng nga shoku i tij, transmeton Telegrafi.

“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se më datën 30.09.2020, shoku i tij, i dyshuari mashkull kosovar, e kishte marrë dhe e kishte mbajtur peng, duke e akuzuar se e kishte fyer dhe ofenduar përmes telefonit, rreth orës 05:00 e kishte liruar”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se i dyshuari është në kërkim nga policia. /Telegrafi/