Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të panjohur për viktimën e kishim marr me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll, ku e kanë sulmuar, duke i shkaktuar lëndime.
Rasti ka ndodhur të hënën Drenas, rreth orës 19:30.
Viktima më pas ka arritur të largohet prej personave të dyshuar.
“Gllogoc 23.08.2021–19:30. Viktima mashkull kosovar raporton se derisa ishte duke punuar në lokalin e tij, tre të dyshuar të pa njohur për viktimën e kishim mare me dhunë me veturë dhe e kishin dërguar në pyll dhe e kishin sulmuar duke i shkaktuar lëndime dhe më pas viktima ka arrit të largohet prej personave të dyshuar”, thuhet në raport.
Të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/