Site icon Telegrafi

Rrëmbehet një person në Graçanicë

Një person është rrëmbyer në Graçanicë dhe i njëjti është kanosur. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 23 mars rreth orës 05:30.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është rrëmbyer dhe kanosur nga një i dyshuar mashkull kosovar. Viktima më pas kishe arrit që të largohej nga i dyshuari”, ka njoftuar policia.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore. /Telegrafi/

Exit mobile version