Site icon Telegrafi

Rrëmbehet një femër në Prishtinë, i dyshuari e mohon

Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se përmes telefonit ishte njoftuar nga e dashura e tij se është marrë me shunë nga një person tjetër.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:40, në Prishtinë.

Siç thuhet në raport, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes se personit të dyshuar dhe viktimës dhe ka arrestuar të dyshuarin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në përmes telefoni ishte njoftuar nga e dashura e tij femër kosovare, se me datën e lartcekur është marrë me dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin, njësia e hetimeve ka arritur që ta lokalizojë vendin e ndodhjes së të dyshuarit dhe viktimës dhe ka  arrestuar të dyshuarin”, thuhet në raport.

Ndërkaq siç bëhet e ditur në raport, gjatë intervistimit, i dyshuari e ka mohuar se nuk e ka marrë me dhunë viktimën, por ajo ka shkuar me vet dëshirë.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version