Telegrafi

Rrëmbehen dy shtetas maqedonas, arrestohen pesë persona në Novobërdë

Foto: Ilustrim

Pesë persona, një femër dhe katër meshkuj janë arrestuar pasi kanë rrëmbyer dy persona të tjerë, shtetas maqedonas.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:00, në Novobërdë.

Siç thuhet në raport,  viktimave u është ofruar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Me 17.02.2021 policia ka arrestuar pesë të dyshuar, nga ta një femër dhe katër meshkuj kosovar. Dyshohet se të njëjtit kanë rrëmbyer dy viktimat meshkuj Shqiptar shtetas nga Maqedonia e Veriut të cilët janë gjetur nga Policia. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/