Tre persona janë arrestuar në fshatin Kramovik të Rahovecit, pasi që të njëjtit derisa ishin duke drejtuar kamionët e tyre, për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me një kabllo të rrjetit elektrik kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin tjetër mashkull kosovar të cilit i kanë shkaktuar lëndime.
I dyshuari-i lënduar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dyshuarve dhe automjeteve të tyre.
“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja, një plumb cal-9 mm, dhe një predhë në kabinën e kamionit. Po ashtu, nga i dyshuari-lënduari njësitet policore kanë konfiskuar një pistoletë, prodhim turk, me karikator dhe pesë fishekë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast, ndërsa gjatë bastisjes në shtëpinë e tij nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari-lënduari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjakovë, ndërsa tre të dyshuarit tjerë pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/