Site icon Telegrafi

Rregullorja e UEFA-s, ja çfarë ndodh me listën në rast dëmtimi të futbollstit

Ditën e sotme trajneri i Kombëtares shqiptare De Biasi do të përcaktojë listën zyrtare me 23 emrat që do të dërgojë në UEFA.

Sipas rregullores së UEFA-s, lista e 23 futbollistëve duhet të kompletohet dhe publikohet online së paku 10 ditë nga starti i ndeshjes së parë të kompeticionit.

Tre nga 23 lojtarët duhet të jenë portierë. Një kopje e listës duhet të dërgohet në administratën e UEFA-s brenda të njëjtit afat.

Nëse një futbollist I përfshirë në listën e 23 të përzgjedhurve dëmtohet ose sëmuret në nivel serioz para fillimit të kampionatit, ai mund të zëvendësohet vetëm nëse stafi mjekësor I Kombëtares dhe ai I Komunitetit Mjekësor të UEFA-s janë dakord që dëmtimi ose sëmundja e futbollistit është mjaftueshëm serioze për ta penguar atë të jetë në dispozicion në asnjë prej ndeshjeve.

Exit mobile version