Site icon Telegrafi

Rregulloni thoin e thyer me këtë hile në shtëpi

Nuk ka asgjë më të bezdisshme (ose më të dhimbshme) sesa ndonjë thua i thyer, veçanërisht nëse jeni përpjekur t’i rritni ata

Dhe kjo nuk është as për të përmendur dilemën se çfarë të bëni nëse keni xhel dhe akrilik zgjatime në atë kohë.

Juanita Huber-Millet, themeluese e Townhouse Nail Salon në Londër, ndanë këshillat e saj si ekpserte dhe hilet në shtëpi për trajtimin e thoit të thyer:

Gjëja e parë që duhet të vini re, është si të shmangni thyerjen e thonjve tuaj në radhë të parë. “Unë kam tre këshilla kryesore që zvogëlojnë ndjeshëm shanset e thyerjeve”, thotë Juanita.

“Së pari, kimikatet në produktet e pastrimit të shtëpive mund të dobësojnë thonjtë dhe t’i bëjnë ato më të prirur për të thyer. Gjithmonë sigurohuni që të vishni doreza kur bëni ndonjë pastrim ose larje për të mbrojtur thonjtë tuaj – dhe për të parandaluar duart e thata”.

“Së dyti, mos e përdorni thoin tuaj si një mjet. Në vend të kësaj përdorni gërshërë për të hapur një pako ose një lugë për të hapur një kanaqe. Më në fund, gjithmonë aplikoni çdo ditë krem ​​duarsh dhe vajin e kutikulave për të mbajtur thonjtë e shëndetshëm dhe të ushqyer”.

Si të rregulloni thonjtë natyral?

Sipas Juanita, metoda më e mirë në shtëpi quhet ‘çanta e çajit’. “E tëra që do të të duhet është një qese çaji, ngjitës thoji, piskatore dhe njëtampon,” shpjegon ajo.

Si të rregulloni thonjtë me xhel ose me zgjatime?

Fatkeqësisht, një thua artificial i thyer është më i vështirë për t’u korrigjuar sesa një natyral dhe Juanita gjithmonë do të sugjeronte shkurtimin e thoit për të shmangur dëmtimet e mëtejshme.

“Sidoqoftë, nëse nuk doni të shkurtoni thoin dhe në varësi të shtrirjes së thyerjes, ngjitësi i thonjve mund të përdoret për të rregulluar përkohësisht – por mbani mend nëse e bëni këtë thoi do të jetë akoma i dobët dhe do të mund të prishej më tej”.

/Telegrafi/

Exit mobile version