Telegrafi

Rregullatori japonez paralajmëron për sulme të tjera ndaj kriptovalutave

Pas një vjedhje të madhe të kriptovalutave këtë të premte, Agjencia e Shërbimeve Financiare të Japonisë (AMF) ka lëshuar një njoftim duke u kërkuar të gjithë operatorëve të këmbimit valutor në vend që të rishikojnë sigurinë e sistemeve të tyre, përcjell Telegrafi.

Paralajmërimi erdhi pasi u vodhën 534 milionë dollarë nga ‘CoinCheck’ një këmbimore e kriptovalutave me bazë në Tokio. Kjo ishte vjedhja më e madhe në botë e kriptovalutave, duke tejkaluar atë të vitit 2014 kur hakerët vodhën 450 milionë dollarë në Bitcoin të ‘Mt. Gox’, duke e detyruar atë të mbyllët.

Lexo po ashtu Shkaktohet vjedhja më e madhe e kriptovalutave ndonjëherë - 530 milionë dollarë

AMF shpreson të sigurojë se a ka kontrolle të brendshme të mjaftueshme në shkëmbimet virtuale të monedhës dhe të parandalojë një vjedhje tjetër.

Ndërkohë, CoinCheck nëpërmjet një njoftimi, tha se do t’i rimbursoj të gjithë 260 mijë shfrytëzuesit e saj të cilët janë bërë viktima të hakimit dhe do të përdorë paratë e veta për t’ia kthyer paratë konsumatorëve.

Një nga shkëmbimet më të mëdha të kripto-valutave në Japoni, ka tërhequr shumë konsumatorë duke ofruar tregëti në një numër monedhash virtuale dhe duke shpenzuar shumë në reklamat.

Në një konferencë shtypi, kompania tha se pothuajse e gjithë monedha virtuale NEM e mbajtur nga klientët e saj ishte transferuar në mënyrë të paligjshme jashtë sistemit të kompanisë.

Në letrën e saj, AMF paralajmëroi se më shumë sulme kibernetike në shkallë të gjerë mund të ketë kundër kritovalutave. Agjencia i ka thënë operatorëve të këmbimit që të kontrollojnë informacionet e tyre dhe sistemet e operimit, të marrin masa paraprake kundër transaksioneve dhe komunikimeve të dyshimta dhe menjëherë të raportojnë incidente që komprometojnë sigurinë apo sisteme të tjera për rregullatorët. /Telegrafi/