Vlera e kriptovalutave ka rënë për muaj të tërë, nga rregullatorët që paralajmërojnë për mashtrime dhe ndjekjen penale të kompanive deri te vlerat në rënie. Por, a është fundi i tyre?
Në muajin qershor, Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) ngriti akuza kundër dy prej bursave më të mëdha të kriptovalutave që operojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Binance dhe Coinbase.
SEC ngriti 13 akuza kundër Binance, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve të klientëve, ndërsa Coinbase po akuzohet për dështimin e regjistrimit si shërbim ndërmjetësimi.
Këto raste nuk janë as skandalet më të rëndësishme që kanë goditur botën e kriptovalutave. FTX, bursa më e njohur në botë, deklaroi falimentimin disa muaj më parë. Themeluesi i FTX-it, Sam Bankman-Fried u akuzua për komplot për të shkelur ligjet e financimit të fushatës dhe ryshfet autoriteteve kineze.
Ndërsa, investitori i teknologjisë Chamath Palihapitiya që është avokat i madh i kriptovaluave është shprehur se “Kripovalutat kanë vdekur në Amerikë”.
Disa ligjvënës kanë shkuar edhe më tej në mospëlqimin e tyre ndaj sektorit. Elizabeth Warren është shprehur se ajo po “ndërton një ushtri anti-kriptovalutë”.
Kongresi amerikan kishte qenë më i hapur për të diskutuar një rregullore specifike për shkëmbimin e kriptovalutave, por se skandali FTX i dëmtoi këto shanse.
Përveç rasteve shumë të njohura të firmave të mëdha, SEC ka ndjekur penalisht shumë firma të tjera të vogla për mashtrim.
Vetëm 8 për qind e amerikanëve kanë një pikëpamje të favorshme për kriptovalutat. /Telegrafi/