Site icon Telegrafi

Rregullat strikte bëjnë që La Liga të ishte e varfër në afatin kalimtar – krahasimi me Anglinë, Italinë dhe Francën shumë i madh

Nuk është sekret që La Liga ka rregulla mjaft strikte financiare. Këto rregulla kanë ndarë opinionin në dysh vitet e fundit, por në fund të fundit, ato do të qëndrojnë. Megjithatë, kjo do të thotë që klubet kanë më pak gjasa të blejnë, veçanërisht në mes të sezonit. 

Në rastin e fundit të afatin kalimtar të dimrit 2025, klubet e La Ligës bënë shumë pak biznes, dhe nuk u shpenzuan shumë para – në vend të kësaj, kishte shumë marrëveshje huazimi, si Arthur Melo te Girona dhe Tajon Buchanan te Villarreal. 

Sipas Sport, 26 milionë euro janë shpenzuar në mesin e 20 klubeve të La Ligës gjatë afatit kalimtar dimëror.  

Real Betis ishte kontribuuesi më i madh në këtë, pasi ata shpenzuan gjysmën (13 milionë euro) për të sjellë Cucho Hernandez nga skuadra e MLS, Columbus Crew , me atë operacion që përfundoi në ditën e fundit. 

Për krahasim, kjo është një sasi shumë e vogël kur krahasohet me ligat e tjera më të mira në Evropë. 469 milionë euro u shpenzuan nga skuadrat e Ligës Premier, ndërsa skuadrat e Serie A shpenzuan 224 milionë euro dhe ato në Ligue 1 shpenzuan në shumën prej 200 milionë euro. 

 

Çuditërisht, 26 milionë euro të shpenzuara nga klubet e La Ligës i vendosën ato në vendin e 16-të të ligave me më shumë para të shpenzuara gjatë afatit kalimtar të dimrit.  

Madje La Liga, ka shpenzuar më pak se sa kampionatet e Belgjikës, Rusisë, Kinës, Meksikës dhe Argjentinës, dhe po ashtu edhe ekipet në nivelin e dytë të futbollit gjerman (Bundesliga 2). 

 

Vlen të përmendet se asnjë nga Real Madrid, Barcelona apo Atletico Madrid nuk shpenzoi asnjë qindarkë gjatë afatit kalimtar, të cilat vendosën t’i besonin skuadrave për gjysmën e dytë të sezonit. /Telegrafi/  

Exit mobile version