Site icon Telegrafi

Rregullat për ‘Oscars’ nuk ndryshojnë

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Pasi në shkurt, Netflix fitoi tri çmime Oscar me filmin “Roma”, transmetuar në platformën ‘streaming’ vetëm tri javë pas debutimit në kinema, pati kritika për shpërndarjen e statujave të arta.

Në veçanti, disa producentë kinematografikë, mes të cilëve edhe Steven Spielberg, pretendojnë se filmat që transmetohen në ‘streaming’ në ekranin e vogël duhet të garojnë vetëm për çmimet televizive, si Emmy.

Çështja u diskutua në Akademinë e filmit, e cila pas diskutimeve disamuajshe, votoi dhe vendosi që rregullat ekzistuese për të fituar një Oscar nuk do të ndryshojnë, transmeton Top Channel.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Netflix

Pra, për të fituar një statujë të artë, kushti i vetëm i nevojshëm është që filmi që kandidon të jetë projektuar të paktën shtatë ditë në një nga kinematë në Los Angelesit.

Në faqen e Netflix në Twitter kanë shkruar se e adhurojnë kinemanë, por në të njëjtën kohë projekti i tyre është më i arritshëm edhe për ata që nuk kanë mundësi ekonomike ose për ata që i kanë larg sallat.

Akademia la një dritë shprese për producentët kinematografikë që e mendojnë si Spielberg, duke bërë të ditur se rregullorja mund të rishikohet vitin e ardhshëm.

Exit mobile version