Site icon Telegrafi

Rregulla të ashpra për mbrojtje nga emetimet industriale në Maqedoni

Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor ka përgatitur një ligj të ri për mbrojtje nga emetimet industriale, ku është përfshirë Direktiva e BE-së për emetime industriale, kurse zbatohen edhe rregulla më të ashpra për kompanitë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas këshillëtares Besa Tateshi, në disa sektorë industrial, rregullat do të jenë shumë më të ashpra, si për shembull në sektorin energjetik. Sipas AIM-së, propozim-ligji do të prezantohet më 14 mars në hapësirat e Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Pritet që ligji i ri të hyjë në fuqi në vitin 2018, ndërkaq sipas ligjit ekzistues, deri tani janë dhënë 320 liçenca ekologjike të integruara, 120 nga të cilat janë të kategorisë A për kompani të mëdhaja, kurse 200 të tjerat janë të kategorisë B për kompani të vogla. Liçencat A jepen nga Ministria për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, kurse liçencat B jepen nga komunat./Telegrafi/

Exit mobile version