Në të dhënat e reja, Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, azhurnoi të premten udhëzimet e saj për distancimin fizik të fëmijëve në shkolla
Rekomandimi i ri thotë që shumica e nxënësve duhet të jenë të paktën 1 metër (saktësisht 0.91 metër) në distancë nga njëri-tjetri. Më parë udhëzimi këshillonte një distancën prej të paktën 1.8 metrash.
CDC publikoi tre studime të reja që mbështesin këtë ndryshim, për sa kohë që të gjithë mbajnë maska dhe respektojnë masat e tjera parandaluese në fuqi, shkruan CNN.
Një tjetër studim i botuar së fundmi në revistën “Clinical Infectious Diseases” zbuloi se nuk kishte asnjë ndryshim në normat e COVID-19 midis shkollave që aplikonin distancën rreth 1 metër dhe atyre që aplikonin distancën prej dy metrash.
Studimi u krye në disa shkolla në Massachusetts.
Megjithatë, kjo funksionon vetëm nëse shkollat po ndërmarrin dhe hapa të tjerë. Këtu përfshihet përdorimi i maskave nga të gjithë dhe në mënyrë korrekte, larja rregullisht e duarve, pastrimi për të mbajtur ambientet e shëndetshme, testimet e shpejta etj.
Ekspertët thonë se gjetjet e studimit, mund të lejojnë më shumë shkolla të hapen, ose të hapen për një numër më të madh studentësh.
Megjithatë, disa sindikata mësuesish në SHBA thonë se dëshirojnë të kenë më shumë informacion shkencor në lidhje me vendimin dhe shprehin shqetësim për mungesën e zbatimit të masave të nevojshme në disa shkolla.