Çdo vit festohet 7 Marsi- Dita e Mësuesit, e që na përkujton ditën kur më 7 mars 1887, u hap në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit, Mësonjëtorja kombëtare shqipe.
Kjo është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë. Në këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar, kujtojmë me respekt të thellë veprën e ndritur të mësuesve dhe patriotëve të shquar, që punuan me përkushtim dhe bënë sakrifica të mëdha, për zhvillimin e arsimit kombëtar.
Në përkujtim të kësaj dite, Telegrafi ka intervistuar Xhevahire Krasniqin mësuese e Matematikës në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, në Prishtinë.
Xhevahire Krasniqi ka treguar se kush e ka shtyrë atë që të merret me këtë profesion, dashurinë dhe motivin për punë si dhe sfidat me sëmundjen e kancerit…!
Ajo i ka porositur gratë dhe mësimdhënëset në veçanti, të jenë te forta që t’i tejkalojnë sfidat dhe ta japin përkushtimin e tyre në edukimin e të rinjve./Telegrafi/
Ju sjellim intervistën e plotë të mësueses Xhevahire Krasniqi