Telegrafi

Rrëfimi i Winona Ryder si i dashuri e ngatërroi me një aktore tjetër

(Foto: Getty Images)

I dashuri i aktores Winona Ryder kishte menduar se ajo është Milla Jovovich kur u takuan për herë të parë, pasi ai nuk e kishte idenë se kush ishte ajo.

50-vjeçarja mendon se është “e mahnitshme” që stilisti i modës Scott Mackinlay Hahn, me të cilin është njohur që nga viti 2011, nuk është i përfshirë në të njëjtën industri si ajo, por mungesa e njohurive të tij për Hollywoodin çoi në një situatë qesharake.

“Ne kemi shumë të përbashkëta. U lidhëm në kaq shumë nivele. Por, ishte e mahnitshme që ai nuk ishte në këtë biznes. Unë vërtet u përpoqa ta mbaja në heshtje. Ai mendoi se unë isha Milla Jovovich. Më tha se isha e shkëlqyer në ‘The Fifth Element’”, ka rrëfyer Ryder për revistën Harper’s Bazaar.

(Foto: Travalian)

Aktorja e “Stranger Things” së fundmi pranoi se nuk po kujdesej për veten prej se u nda nga Johnny Depp në vitin 1993, por një psikolog e nxiti të imagjinonte të ishte më e butë ndaj një versioni më të ri të vetes, gjë që edhe e ndihmoi – transmeton KP.

Lexo po ashtu Ish-e dashura Winona Ryder e habitur me akuzat për dhunë ndaj Depp: Asnjëherë nuk ka qenë i tillë

Duke iu referuar filmit të saj të vitit 1999, “Girl, Interrupted”, i cili flet për një grua të re në një spital psikiatrik, Winona tha se kjo ishte jeta e saj reale.

“Më kujtohet, po luaja këtë personazh që përfundon duke u torturuar në një burg kilian. Unë do të shikoja këto mavijosje dhe prerje të rreme në fytyrën time (nga xhirimet) dhe do të luftoja ta shihja veten si kjo vajzë e vogël. ‘A do ta trajtonit këtë vajzë ashtu siç po e trajtoni veten?’ Mbaj mend që shikoja veten dhe thashë: ‘Kjo është ajo që po i bëj vetes’, sepse thjesht nuk po kujdesesha për veten”, ka thënë aktorja.

Ryder është mirënjohëse për mbështetjen që mori nga bashkaktorja e saj në “The Age of Innocence”, Michelle Pfeiffer, në atë kohë.

“Mbaj mend që Michelle thoshte: ‘Kjo do të kalojë’. Por, unë nuk mund ta dëgjoja. Nuk kam folur kurrë për të. Është kjo pjesë e imja që është shumë private. Unë kam një vend të tillë në zemrën time për ato ditë. Por, për dikë më të ri që është rritur me mediat sociale, është e vështirë të përshkruhet”, ka theksuar tutje ajo.