Telegrafi

Rrëfimi i truprojës së Houston, i cili u përpoq ta ndihmonte (Foto)

Ish-truproja i Whitney Houston ka rrëfyer së fundmi se ai është përpjekur të ndihmojë divën e muzikës të lërë drogën, teksa ish bashkëshortin e saj, Bobby Brown, e cilëson “një barrë për të”.

Uellsiani David Roberts, 64 vjeç, i cili frymëzoi filmin e famshëm të vitit 1992, “Truproja” ka punuar për shtatë vjet me Houston, dhe gatë asaj kohe ka qenë dëshmitar i spirales ku ishte futur Whitney që çoi përfundimisht në vdekjen e saj të parakohshme në vitin 2012.

Më 11 shkurt 2012, Houston u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Beverly Hilton

Në një intervistë për Radio Times, Roberts thotë se nën këshillimin e mjekëve të këngëtares ai paraqiti një raport të abuzimit të saj me drogat, për ata që janë përgjegjës për menaxhimin e këngëtares.

Por, në vend që të pranonin shqetësimet e tij në rritje, avokatët e këngëtares e kanë kontaktuar Robertsin duke i thënë se shërbimi i tij nuk ishte më i nevojshëm.

Duke folur për Radio Times pak para shfaqjes së dokumentarit të ri për Whitney, Roberts tha se e ndjente këtë gjë dhe nëse do e kishin dëgjuar, këngëtarja do të ishte ende gjallë sot, transmeton Top Channel.

“Kishte plot njerëz të vetëdijshëm për rezultatin e pashmangshëm të asaj që do të ndodhte nëse nuk ndërmerreshin veprime, siç e dimë ne, ata nuk bën asnjë veprim. Dhe rezultati ishte fatal”, është shprehur ai.

Bobby Brown dhe Whitney Houston (AP)

Ish-truproja rrëfen më pas se ish-bashkëshorti i saj, Bobby Brown, kishte një ndikim negativ mbi karrierën e saj, duke e përshkruar atë si ‘barrë’.

“Ne e morëm këtë njeri (Brown) në turne dhe u bë një barrë shtesë për ne. Çdo dy ditë kishte arka me shishe birre Heineken apo Crown Royal, dhe çdo tre ditë ne sëmureshim. Nëse na rastiste të kishim koncert,shumë keq, koncerti nuk do të shkonte mirë. Ky njeri nuk e arrinte dot nivelin e saj, kështu që ra ajo në nivelin e tij”, ka rrëfyer Roberts.

Whitney Houston dhe vajza Bobbi Kristina Brown (Getty Images)

Në shkurt të vitit 1988, Roberts u kërkua nga ambasada amerikane për tu kujdesur për Whitney Houston gjatë vizitës së saj në Londër.