Melisa Lleshi ka bërë një rrëfim drithërues në spektaklin e sotëm (e hënë) në Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka treguar një histori të sajën, një moment që po vuante nga ankthi, e që vinte me shumë gjëra të tjera që i kishin ndodhur në të kaluarën.
Ish-konkurrentja e “Përputhen” ka zbuluar në BBVK se është ngacmuar seksualisht kur ka qenë pesë vjeçe, ‘nga një mashkull plot epsh’, siç e ka quajtur ajo, por ka shtuar se falë Zotit nuk është përdhunuar.
“Para një viti e gjysmë filluan të më bëhen shumë gjëra, që hyra te ankthi. Kuptova që nuk kam ankth. Jam shumë e stresuar. Arriti një pikë që më tregoi gjithçka. Kisha paragjykime, pak prej njerëzve që doja edhe pashë veten që po bisha shumë poshtë. Nisa të shkoj në një psikolog”, u shpreh fillimisht ajo.
“Sa më shumë që shihja që njerëzit nuk po kuptonin. E kam menduar që të mos jetoj. Kam tentuar, u verbova komplet dhe u mbylla shumë më shumë. Harrova shumë gjëra. Nuk mbaja mend”, shtoi më tej Lleshi.
“Jam ngacmuar seksualisht kur isha pesë vjeçe nga një mashkull plot epsh, por fatmirësisht nuk jam përdhunuar”, kishte thënë mes tjerash Melisa.
E njëjta tregoi se kjo ka qenë arsyeja se përse ajo iku nga qyteti ku ka jetuar.
“Nuk kam folur kurrë”, vazhdoi më tej.
Konkurrentja e BBVK gjithashtu i kërkoi falje familjes pasi nuk kishin qenë në dijeni për këtë më parë. /Telegrafi/