Balerini Graciano Tagani ka rrëfyer detaje nga jeta e tij gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar (e shtunë).
“Kur linda unë mami ishte 16 vjeç, prindërit u divorcuan kur isha 3 muajsh, babi nisi alkoolin. Fëmijëria ime ka qenë shumë e ndrydhur, i thoja mamit mos më bli patetina e çokollata sepse e doja shumë baletin.” – nis rrëfimin Graciano.
“Nuk dilja të lozja, dy tre herë që kam dalë më kanë tallur që ik mos loz, ik se je balerin. Fjalët e sime më ishin: Mos u dorëzo, punë e madhe. Ti s’je ky, do të vijë momenti. Më dha forcën për t’u çuar dhe për t’i parë gjërat ndryshe.”
“Me gjithë këto vite babi ishte i largët. E kam pasur ëndërr që im atë te vinte të më shikonte në shfaqje, por nuk ndodhi kurrë, nuk erdhi kurrë.Unë mami dhe nëna jetonim në shtëpi së bashku dhe vjen policia dhe thotë dilni nga shtëpia, ngelëm në rrugë.”
“Im atë ka dy-tre varësi, edhe ai pati një jetë të vështirë, alkooli varesitë problemet, nuk e gjykoj, as ai nuk deshi të mos më kishte mua afër, as ai nuk deshi të mos ishte me mamin afër. Ai sot e kësaj dite është vetëm, unë ia çoj darkën, do t’i thoja pavarësisht të gjithave unë jam krenar për ty dhe më vjen shumë keq. Prindërit nuk i zgjedhim dot”, rrëfehet Graciano i përlotur. /Telegrafi/