Site icon Telegrafi

Rrëfimi i Sacha Wright për lidhjen e çuditshme me Unai Emery, nga takimi deri te ndarja

(Foto: Instagram/sachawright6/Getty Images/Guliver)

Pasi mori drejtimin e Arsenalit dhe u vendos në Londër, Unai Emery, filloi lidhjen me Sacha Wright, me të cilën u nda vetëm disa muaj para se të shkarkohej nga Topçinjtë.

Ai u ribashkua me të një muaj pas largimit nga klubi anglez, mirëpo u ndanë sërish, duke qenë se spanjolli nuk dëshironte lidhje serioze.

Ish-e dashura e tij ka ardhur me një rrëfim interesant për lidhjen e tyre, ndërsa ka treguar se 48-vjeçari madje e kishte quajtur fajtore edhe për shkarkimin nga Arsenali.

Lexo po ashtu Ish-e dashura: Emery më quante ‘shtrigë të bardhë’ dhe më fajësonte për shkarkimin nga Arsenali

“U takuam në verën e vitit 2018 dhe filluam të bisedonim, por unë nuk e përcjell futbollin, prandaj nuk e kisha idenë se kush ishte. Më tha se punonte në industrinë e sportit dhe se nuk dinte anglisht, pasi që sapo ishte transferuar në Londër”.

“Më kërkoi të dilnim, por më tha se nuk donte të takoheshim në vende të ngarkuara. Më tha të shkoja në shtëpinë e tij në Barnet, por unë i thash jo, absolutisht jo. U pajtuam të takoheshim në një restorant italian në Hampstead. Kur arritëm, e kuptova se duhej të ishte dikush i rëndësishëm, sepse edhe kur restoranti duhej të mbyllej, ata e mbajtën hapur”.

(Foto: MyStoryMedia/The Sun)

“Kishte një theks të rëndë. Rregullisht e ndërpriste bisedën për t’i kontrolluar fjalët në Google Translate në telefonin e tij, por mua mu duk tërheqës nga momenti që u njohëm”.

“Vishej mirë dhe dukej njeri i mirë. Bënte shaka duke më thënë se mund të bëhesha mësuesja e tij e anglishtes”, ka treguar 35-vjeçarja për The Sun.

“Kam pasur besim te Unai dhe besoja se do të martoheshim dhe një ditë do të kishim fëmijë bashkë. Më dukej xhentëlmen dhe njeri familjar. Por, në fund e kuptova se nuk ishte i gatshëm për një lidhje serioze”, ka deklaruar Sacha.

Kur u takua me të, Emery ishte ndarë nga ish-gruaja para shumë vitesh dhe ishte baba i një djali, mirëpo ajo asnjëherë nuk e kishte takuar familjen apo miqtë e tij – prandaj Wright nuk e pëlqente natyrën e lidhjes së tyre.

“Asnjëherë nuk e takova familjen e tij, miqtë apo ndonjë anëtar të stafit të Arsenalit. Nëse e takonim dikë në restorant, ai nuk më prezantonte si e dashura e tij dhe nëse dikush na fotografonte, ai nevrikosej”.

“Ishte gjithmonë nevrik kur arrinim në restorant, por kur hynim brenda relaksohej dhe fillonte të më puthe dhe përqafonte”, ka treguar ajo.

“I thashë: ‘Nëse nuk më prezanton me njerëzit dhe nëse nuk dëshiron lidhje, cili është qëllimi i kësaj?’. Më thoshte vazhdimisht se kishte nevojë për më shumë kohë dhe më tha: ‘T’i marrim gjërat ngadalë’.

“Ndërsa unë i thash se jam mërzitur më dhe i dhashë fund”, ka pohuar ish- e dashura e Emery. /Telegrafi/

Exit mobile version