Site icon Telegrafi

Rrëfimi prekës i Rinës për rrëzimin në skenën e “Alba Festival”: Testi më tregoi se kisha diabet

Rina Balaj ka thyer heshtjen me intervista pas një periudhe të gjatë. Në daljen e parë televizive për këtë vit, zgjodhi “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini për të treguar gjithë historinë që fshihet pas emrit të saj.

Rina Balaj u bë fenomen në industrinë e muzikës shqipe që në daljen e saj të parë. Shumë zhvillime ndodhën për pak muaj, e kur po prekte kulmin vendosi të largohej pa ndonjë detaj nga karriera.

Shumë pikëpyetje lindën se çfarë ndodhi e shumë thashetheme qarkulluan rreth kësaj.

Mirëpo, askujt nuk i shkoi në mendje se kishte të bënte për shkaqe shëndetësore.

Rina Balaj e humbi baraspeshën në skenën e “Alba Festival”

Këtë gjë e tregoi Rina në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” duke zbuluar ekskluzivisht se largimi i saj ishte bërë pasi ishte diagnostikuar me diabet.

Këtë gjë e kishte kuptuar pas një testi në momentin e rrëzimit në skenën e një festivali që u bë virale gjithandej.

“Kur kam dalë në skenë nuk kam parë asgjë. Gjithçka më është dukur zi. Aty kamë qëndruar si robot dhe për një moment jam rrëzuar. Më pas u zgjova dhe vijova disi. Më pas shkova në ambulancën prapa skenës. Pas një testi të vogël rezultova se kisha diabet. Nga ai moment më nuk kam marrë asgjë seriozisht sa i përket karrierës”, tregon më tej Rina Balaj.

Exit mobile version