Telegrafi

Rrëfimi prekës i Granitit në BBV: Kam qenë tetë vjeçar kur janë ndarë prindërit, babai iku dhe u martua me një grua tjetër

Foto: YouTube

Big Brother mbrëmë (e martë) ka dënuar disa nga banorët për të qëndruar në të ashtuquajturën, ‘Dhoma e dënimeve’.

Në mesin e tyre kanë qenë edhe ish-futbollisti Granit Cana e këngëtarja Semi Jaupaj, të cilët po përjetojnë një ditë krejtësisht ndryshe e me kushte më të vështira.

Derisa po bisedonin me njëri-tjetrin, Graniti ka vendosur që të ndajë një rrëfim personal nga jeta kur ishte në moshë shumë të re.

Foto: Instagram

Ai po i tregonte Semit se në moshën tetë vjeçare i ishin ndarë prindërit dhe që nga ajo kohë ishte mashkulli i vetëm në shtëpi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Granit Cana

Pjesën e tjetër të jetës dhe deri më tani, i njëjti tha se e ka kaluar me të ëmën e motrën.

“Kam qenë në moshën tetë vjeçare kur janë ndarë prindërit, që nga ajo kohë jam rritur pa prezencën e babait. Babai është martuar me gruan e dytë, e ka një djalë me atë, kurse unë jam rrit me mamin dhe motrën. Që nga ajo moshë kam qenë i vetmi mashkull në shtëpi”, ka thënë ai.

I pyetur nga Semi nëse e ka përjetuar keq meqë ishte shumë i vogël, Cana u përgjigj: “Ka pasur momente kur e kam ndjerë shumë mungesën e tij. Nuk e kemi takuar, ka qenë pak situatë e vështirë”.

Graniti ndërkaq po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në BBV për shkak të situatave që ka krijuar me Fifin. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.