Gjatë një bisede në skenë në Festivalin e Modës “Vogue” në Paris të premten, Bella Hadid tregoi shumë detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale.
Hadid shtoi se ishte udhëzimi i Rihannës për të “ecur në çdo mënyrë që ajo të dëshironte” që ndihmoi në rritjen e besimit të saj, shkruan Page Six.
“Më pëlqen të jem një personazh tjetër. Unë mendoj se në këtë pikë nuk e dua domosdoshmërisht të jem vetvetja ndonjëherë”, shpjegoi ajo. “Ndonjëherë në pistë ju nervozoheni ose harroni se si lëvizin këmbët”.
Hadid pastaj u hap më tej për luftërat e saj me shëndetin mendor në të kaluarën, duke thënë: “Ndihem fajtore që jam në gjendje të jetoj këtë jetë të jashtëzakonshme, kam mundësitë që bëj, por disi akoma jam në depresion. Nuk ka kuptim”.
Në fakt, modelja nuk hezitoi të flasë edhe për disa nga momentet e saj më të errëta, që erdhën kur ajo nisi karrierën e saj.
“Unë qaja çdo mëngjes të vetëm, qaja gjatë pushimeve të drekës, qaja para se të flija. Unë kam qenë shumë e paqëndrueshme emocionale në kohën kur unë punoja 14 orë në ditë në moshën 18-vjeçare. Mendoj se thjesht kam dashur të marr frymë pak”, shpjegoi ajo.
Bella Hadid përndryshe vuan nga sëmundja kronike Lyme- e cila është një infeksion bakterial, si dhe ka luftuar me shëndetin e saj mendor.
Nga e njëjta sëmundje vuan edhe vëllai i saj, Anwar Hadid, i cili është i dashuri aktual i këngëtares shqiptare, Dua Lipa. /Telegrafi/