Site icon Telegrafi

Rrëfimi prekës i aktores Elizabeth Hurley për shoqen e saj që vuan nga kanceri i gjirit

Elizabeth Hurley (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Aktorja britanike, Elizabeth Hurley, gjatë pjesëmarrjes në emisionin This Morning ka treguar se shoqja e saj vuan nga kanceri i gjirit.

Ajo ka folur për herë të parë për goditjen që kishte marrë kur ka mësuar se shoqja e saj – e cila është 40 vjeçare, është e martuar dhe ka fëmijë – vuan nga kanceri dhe tashmë sëmundja është në një stad të avancuar.

Elizabeth Hurley (Photo by Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

“Shoqja ime shumë e mirë e ka mbajtur të fshehur se ka pasur një gungë në gji. Vonë e kam marrë vesh”.

Lexo po ashtu Lajmet për Elizabeth Hurley

“Kur ka shkuar te mjeku e ka mësuar se kanceri tashmë është në fazë të përparuar. Është diçka që na ka mposhtur të gjithëve”, ka thënë aktorja.

Përndryshe, Hurley është ambasadore e fushatës për luftën kundër kancerit të gjirit, të udhëhequr nga Estee Lauder.

“Vazhdimisht ua përkujtoj shoqeve të mia se duhet të kontrollohen. Në mamografinë time të parë kam shkuar në ditëlindjen time të 40-të. Që nga ajo kohë, shkoj çdo vit”, ka deklaruar 53-vjeçarja, gjyshja e të cilës kishte vdekur nga kanceri i gjirit në vitin 1992.

Tetori është muaji i vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit në gjithë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version