Shakuntala Devi nga India është gruaja që ndryshe njihet me nofkën “njeriu kompjuter”. E lindur në vitin 1929 në qytetin indian Bengaluru, Devi vinte nga një familje e varfër që nuk kishin të holla t’ia paguajnë shkollimin.
Por, ky fakt nuk e ndali atë të jetësojë ëndrrat e saj – si 3-vjeçare tregoi se ka aftësi të analizojë figurat e letrave dhe të parashikojë dhe përllogariste lëvizjet e radhës në lojë, transmeton Telegrafi.
Duke parë talentin e saj të rrallë, babai filloi ta promovon nëpër lagjen ku jetonin duke i vënë detyra të vështira në matematikë që ajo i zgjidhte pa ndonjë problem.
Pasi mbushi 6-vjet, i ati e dërgoi në disa universitete me qëllim që ajo t’ua demonstroj aftësitë e saj të jashtëzakonshme, që i kishte për numrat dhe matematikën në përgjithësi.
Për fat të mirë arriti të përfundojë studimet në Universitetin Mysore, kështu në vitin 1944 u shpërngul në Londër me të atin – nga ku vazhdoi karrierën.
Ishte gazetari i BBC-së, Leslie Mitchell, ai që i dha jehonë dhe famë Devit duke i dhënë një detyrë të vështirë të cilën e zgjidhi brenda pak sekondave.
Madje ajo zbuloi se përgjigja që zyrtarisht konsiderohej si e saktë – në fakt ishte e gabuar dhe se ajo e kuptoi këtë. Kjo lëvizje fitoi vëmendjen e mediave botërore që i dhanë hapësirë të madhe asaj si dhe epitetin e “njeriut kompjuter”.
Për ta sfiduar edhe më shumë i është dhënë një detyrë tejet e vështirë me një numër 201 shifror me qëllim që t’ia llogaris rrënjën katrore të 23-shit, ku asaj nuk iu deshën më shumë se 50 sekonda për ta zgjidhur. /Telegrafi/