Site icon Telegrafi

Rrëfimi i pasagjerit grek, që ishte në trenin që u përplas me një tjetër që transportonte mallra

Përplasja mes dy trenash në Greqi, ku si pasojë humbën jetën 32 persona dhe 80 tjerë u lënduan, ka bërë që të gjitha autoritetet përkatëse të aktivizohen për t’ju dalë në ndihmë të mbijetuarve.

Sipas një pasagjeri, personat që ishin në tren kanë kërcyer nga dritaret e thyera të vagonëve, transmeton Telegrafi.

https://twitter.com/TheInsiderPaper/status/1630712963567869952?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1630712963567869952%7Ctwgr%5Edbf5fec5c73ddef9bb6ae6eb64bb1eff68e64c47%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kurir.rs%2Fplaneta%2F4116540%2Fispovest-prezivelog-putnika-iz-voza-smrti-to-je-bila-paklena-nocna-mora-od-10-sekundi-nista-se-nije-videlo-od-vatre-i-dima

“Fillimisht mbizotëroi një situatë paniku – të gjithë bërtisnin e më pas filloi braktisja masive e trenit. Kërcenin nga mbi dy metra lartësi përmes xhamave të thyer të vagonëve. Nuk kishim zgjedhje, donim të largoheshim nga treni i vdekjes”, shtoi pasagjeri.

Lexo po ashtu Të paktën 32 persona humbën jetën kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Greqi

Sipas kreut të sindikatës, deri më tani askush nuk e di sesi ka ndodhur aksidenti hekurudhor.

Gjatë një interviste dhënë për mediat greke, shefi i sindikatës së hekurudhave Yannis Ditsas tha se pavarësisht 40 viteve përvojë, nuk mund të thotë se kush është fajtor për këtë.

Ai shtoi se e ‘mira’ në të gjithë këtë të keqe, është se aksidenti nuk ka ndodhur brenda tunelit që gjendej afër vendi ku ndodhi përplasja. /Telegrafi/

Exit mobile version