Site icon Telegrafi

Rrëfimi i palestinezes, si fëmijë u konfrontua me izraelitët që donin t’ia arrestonin vëllain – 11 vite më vonë përfundoi prapa grilave

Ushtria izraelitë gjatë një aksioni në Bregun Perëndimor të pushtuar, arrestuan aktivisten palestineze Ahed Tamimi, 22-vjeçare.

“Ahed Tamimi, e dyshuar për nxitje të dhunës dhe aktivitete terroriste, u arrestua në qytetin Nabi Saleg”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite për agjencinë France Press.

Tamimi i është dorëzuar organeve izraelite të sigurisë për t’u marrë në pyetje në detaje.

Ajo u bë e njohur në vitin 2012, kur si fëmijë u filmua duke u konfrontuar me një ushtar izraelit – duke tentuar të parandalojë arrestimin e vëllait të vogël.

Lexo po ashtu Izraelitët pretendojnë se Hamasi po i shfrytëzon spitalet si pozicione ushtarake – publikon dëshmi dhe imazhe satelitore

Për palestinezët, Tamimi është simbol i trimërisë para represionit të izraelitëve në territoret e pushtuara palestineze, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, Jerusalem Post shkruan se ajo vajzën e kaluar në një postim në Instagram ka bërë thirrje për vrasjen e të zhvendosurve hebrenj në Bregun Perëndimor.

“Po ju presim në të gjitha qytetet e Bregut Perëndimor, nga Hebroni deri te Jenini, do t’ju masakrojmë dhe ju do të thoni (në krahasim me atë) shkaka se çfarë ju ka bërë Hitleri”, ka shkruar Tamimi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version