Freddie Mercury është lënduar në të vërtetë vetëm nga dy njerëz. Kështu ka thënë miku i tij i afërt, Peter Freestone, i cili ka qenë njëherësh edhe asistent personal i tij.
Këngëtari i ndjerë ka folur shpesh për zemrën e tij të ndjeshme dhe lëndimet që i ka pasur nga lidhjet e mëparshme si dhe zemërthyerjet. Por, njeriu që e ka njohur më mirë se kushdo tjetër, ka thënë se tradhtia ka qenë ajo që e ka lënduar më së shumti.
“Ai është lënduar vërtet dhe ka gabuar vetëm me dy njerëz gjatë kohës sa e kam njohur unë”, ka rrëfyer Peter për tabloidin britanik, Express Online.
Njeriu i parë që e kishte zhgënjyer shumë ka qenë shoferi i tij i vjetër, i cili e kishte humbur patentë shoferin. Ndërsa në vend se ta pranonte të vërtetën, ai ishte zhdukur dhe nuk e kishte hapur telefonin, duke e lënë yllin e “Queen” të frikësuar dhe të shqetësuar.
Kur e kishte kuptuar mashtrimin, rokeri e kishte shkarkuar menjëherë nga puna, por paraprakisht i kishte thënë se po ta thoshte të vërtetën, atëherë do t’ia gjente një punë tjetër.
Njeriu që e kishte tradhtuar besimin e Mercuryt ka qenë menaxheri i tij në periudhën 1977 -1986, Paul Prenter. Megjithatë, Freestone thotë se e vërteta nuk ka qenë ashtu siç paraqitet në filmin “Bohemian Rhapsody”.
“Paul kujdesej për gjithë grupin, por më pas ata e larguan, sepse ai e kalonte 90 për qind të kohës me Freddien. Ndërsa Freddie e mbajti edhe më tutje. Nuk ka qenë aq keq siç shihet në film. Paul shfrytëzohet për ta treguar anën e keqe të Freddiet, por ai është dy se tre karaktere të përfshira në një të vetëm”.
“Megjithatë, ai vërtet përpiqej ta largonte Freddien nga grupi. Në fund, ai u bë i dyshimte dhe Freddie, e kuptoi se mjaftonte më dhe e largoi”, ka treguar Peter. /Telegrafi/