Fytyra e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-luftëtarit të UÇK-së, Rexhep Selimi, është stampuar përgjithmonë në krahun e Fadil Gashit.
Gashi kujton momentet kur filloi ta simpatizojë Rexhep Selimin, e deri në momentin kur vendosi ta bëjë tatuazh portretin e tij.
“Zotin Rexhep Selimin kam filluar ta simpatizojë që nga viti 2005, kur e kam pa nëpër emisione. E kam përcjell biografinë e tij me vëmendje dhe prej atij viti kam fillue me simpatizue”, ka thënë Gashi në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.
Thotë se e mban me krenari portretin e Rexhep Selimit, sepse “gjenerali Rexhep Selimi që nga viti 1997 ka dhënë kontributin dhe është njeriu i parë që e ka vulosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.
Gashi thotë se Rexhep Selimin nuk e ka takuar para se të bënte tatuazhin me portretin e tij.
“Deri tash frik, nuk e kam taku asnjëherë”, thotë ai. /Telegrafi/