Telegrafi

Rrëfimi i një nëne britanike, fëmija i së cilës është i varur nga video-lojërat: Një natë dëgjova zilen dhe pashë mjekët para derës

Vetëm kur ekuipazhi i ambulancës i ra ziles së derës në orën dy të mëngjesit, Dee e kuptoi se sa serioz ishte problemi i djalit të saj Jake.

Ajo ishte e përgjumur dhe e çorientuar dhe një nga mjekët e pyeti nëse adoleshenti ishte në shtëpi. Ajo e drejtoi atë në dhomën e gjumit. Gruaja fatkeqe nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte dhe sot e cilëson këtë episod si “makthin më të keq”.

Në fillim, nuk ishte plotësisht e qartë se kush e thirri 911 dhe pse, por Dee më vonë bashkoi pjesët e ngjarjes së çuditshme, raporton theguardian.

Një ditë më parë, banorja e West Midlands ishte kthyer në shtëpi nga puna (ajo punon si infermiere) dhe i kërkoi Jake t’i bënte pak oriz për darkë.

Djali 16-vjeçar nuk e ka bërë këtë, pasi ka qenë duke luajtur në dhomë, ndaj nëna e tij ka humbur durimin dhe i ka “konfiskuar” laptopin.

Të nesërmen, Jake nuk doli nga dhoma dhe i dërgoi mesazhe gjithnjë e më ekstreme të dashurës përmes platformës Discord. Ai u ankua për nënën e tij dhe më pas shkoi në kuzhinë dhe mori një thikë.

Mesazhet e errëta e frikësuan vajzën dhe ajo thirri mjekët nga frika se do të bënte vetëvrasje.

“Ai nuk i tha pse donte të vriste veten, por mesazhet e tij ishin zemërthyese. Ai tha se ndihej i padobishëm… nuk i ngjante aspak djalit tim. Ai është një fëmijë i dashur, një nip i preferuar. Gjithçka e imja”, tha nëna.

Megjithatë, në themel të të gjitha ishin video-lojërat kompulsive të Jake. Dee ka punuar shumë ndërsa për djalin ishte kujdesur gjyshja ose tezja që në moshë të vogël.

Në një moment, ai mori një laptop dhe një tastierë dore, dhe më vonë kaloi në sisteme më të sofistikuara. Ai i pëlqente video-lojërat.

“Çdo gjë me vrasje”, tha nëna.

Jake ishte një fëmijë i qetë, introvert, por sjellja e tij po përkeqësohej. Ai ka rënë në telashe në shkollë, ku është përplasur me një nga nxënësit.

Ai përdorte çdo moment të lirë për video-lojëra. Ai bëri sikur shkonte në shtrat në mbrëmje, por në fakt qëndroi me kompjuter deri në pesë ose gjashtë të mëngjesit.

“Më pas ai shkonte në shkollë dhe kthehej të luante në video-lojëra. Ai hante me 100 km/h, nuk i lante dhëmbët, rrallë bënte dush”, shpjegoi gruaja e shqetësuar.

Ardhja e ambulancës në mes të natës ishte një “zgjim”. Dee e dërgoi djalin e saj te një psikolog dhe punësoi një mësues privat për ta ndihmuar të përmirësonte notat në shkollë.

“Unë thashë se ka nevojë për ndihmë, nëse ka nevojë për rehabilitim. Shikova kudo. Më duhej ta bëja këtë, përndryshe do të ishte prishur”, tha ajo.

Jake tani është 21 vjeç dhe studion programim dhe dizajn. Në letrën motivuese për regjistrim në kolegj, ai shkroi se dëshironte të krijonte video-lojëra që do të kishin një “ndikim pozitiv në shëndetin mendor”. /Telegrafi/