Site icon Telegrafi

Rrëfimi Monikës pas daljes nga BBV – natën e parë qëndroi te një mikeshë, ndërsa ka treguar çfarë i kishte thënë nëna

(Foto: Instagram/monikalubonja/TopChannel)

Monika Lubonja, aktorja që ishte shumë pranë finales së Big Brother VIP, ka folur për takimin me nënën e saj pasi la shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo tregoi se natën e parë e kaloi te një mikeshë, sepse nuk ishte e përgatitur dhe tregoi fjalët që i tha e ëma pasi e takoi.

Shqipëria Live, Monika u shpreh se kur pa Tean, shpërtheu në lot pasi mendoi se nënës së saj mund t’i kishte ndodhur ndonjë gjë dhe ishte e shqetësuar për shëndetin e saj, transmeton Top Channel.

(Foto: Instagram/monikalubonja/TopChannel)

“Ajo më puthi aq shumë se e kishte marrë malli shumë, i kishte munguar pjesa ime. Por, kur u ul në një moment që më shihte thoshte ‘më raftë pika sa je dobësuar, po nuk ke ngrënë fare’.

“Në një moment që jam prekur është se ishte të gjithë mall dhe thoshte, edhe të të shaja nuk kisha mundësi. Ditën e parë që dola, unë ndejta tek mikesha ime se dhe unë nuk isha shumë e përgatitur. Kam qarë, por jo se dola se isha e bindur për këtë. Unë pashë vajzën, Tean”.

(Foto: Instagram/monikalubonja/TopChannel)

“Mendova se ka ndodhur ndonjë gjë kur pashë Tean. Ti nuk e di se çfarë ke bërë dhe ndonjëherë janë disa shprehje duarsh apo që të kesh folur ndonjë fjalë, si mund të ishte mamaja, mos i kishte ndodhur gjë asaj përderisa Tea kishte ardhur”.

“Ishte emocion i madh dhe dalja nga shtëpia se u bë pjesë e jetës tonë. Sado, kur ti del dhe merr rrugën drejt derës, e ndjen se do kesh mall për t’u futur përsëri”, ka rrëfyer Monika.

(Foto: Instagram/monikalubonja/TopChannel)

Exit mobile version