Telegrafi

Rrëfimi i Jane Fonda për luftën me kancerin

Jane Fonda (Foto: Tibrina Hobson/Getty Images for Homeboy Industries/Guliver)

Për dekada me radhë, Jane Fonda ishte sinonim për jetë të shëndetshme. Aktorja e njohur nisi një revolucion në palestër kur lansoi një video me ushtrime në vitet e tetëdhjeta.

Nuk kishte asnjë person që nuk u përpoq të “dilte në linjë” me fituesen e çmimit Oscar. Megjithatë, me kalimin e viteve, Jane filloi të përballej me probleme serioze shëndetësore duke përfshirë forma të shumta të kancerit.

Jane Fonda (Foto: Tibrina Hobson/Getty Images for Homeboy Industries/Guliver)

“Kam pasur kancer. E doja diellin dhe rrezitjen, kështu që përfundova me kancerin e lëkurës që e mbaj nën kontroll për vite”, ka treguar ajo, transmeton KP.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jane Fonda

Fonda gjithashtu ka thënë se kishte kancer të gjirit dhe se ishte në kirurgji për të hequr kancerin para ndarjes së çmimeve Golden Globes në vitin 2016.

Sa për shëndetin e saj sot dhe rimëkëmbjen, aktorja thotë se është një proces që zhvillohet. Vitin e kaluar, gjatë një emisioni aktorja zbuloi se ajo kishte hequr tumorin në gojë.

Megjithëse 81-vjeçare, Fonda e pranon se ka dhimbje në trup. Ajo e atribuon këtë tek osteoporoza e trashëguar në familjen e saj.