Telegrafi

Rrëfimi i kosovarit për tragjedinë në Berlin

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar kur një kamion i madh është përplasur në turmën njerëzve në një treg Krishtlindjesh në Berlin.

Nuk dihet nëse viktima të kësaj tragjedie, që sipas autoriteteve gjermane ende është e paqartë nëse është shkaktuar qëllimisht apo rastësisht, mund të jenë qytetarë shqiptarë nga Kosova apo Shqipëria.

Qytetari nga Podujeva, Artan Selmani, u cili jeton në Berlin e ka rrëfyer për atë që ndodhi sonte në kryeqytetin gjerman.

Ai ka treguar se nuk është në dijeni nëse ka ndonjë viktime nga Kosova apo Shqipëria nga ky sulm.

“Ajo çfarë ka ndodhur është tragjedi e vërtetë. Ka shumë panik tek qytetarët. I gjithë qyteti është i bllokuar. Tani për tani nuk di nëse ka ndonjë viktime shqiptare nga ky sulm”, ka thënë Selmani për Indeksonline.