Aktorja e njohur shqiptare, Arjola Demiri, e ka rrëfyer shumë herë mes lotësh historinë e dhimbshme të jetës së saj.
Ajo ka treguar se vështirësitë që e kanë përcjellë gjatë jetës në rritjen e tre fëmijëve të saj: Helgës, Rubinit dhe Alesias, kanë qenë të shumta.
Mbrëmjen e së premtes, Demiri ndau me shikuesit një nga momentet më të vështira në jetë, kur ishte zhvendosur në Prishtinë dhe bënte tri punë njëkohësisht: aktore në “O Sa Mirë”, prezantuese në një emision fëmijësh në RTK si dhe asistente në shfaqje teatrale.
Ajo thotë se në atë kohë e kiste pasur të pamundur t’i kishte të tre fëmijët me vete dhe vajza e madhe, Helga, kishe mbetur tek i ati.
Aktorja tregoi mes lotësh një moment kur kishte shkuar ta rrëmbente nga shkolla vajzën e saj dhe kjo e fundit kishte refuzuar fillimisht që të qëndronte me të ëmën.
“Planifikova ta rrëmbeja Helgën, mes shumë lutjesh e prisja. E pashë kur kalonte dhe futem mes makinës. E mbërtheva kurse ajo u tremb, më pa në sy dhe më tha që s’dua të vij me ty. E kam kapur e futa në makinë dhe e çova në shtëpi. I thashë që mami ka nevojë vetëm të të përqafojë”, ka rrëfyer mes lotësh aktorja tropojane.
“Nuk më linte ta prekja, i premtova se do e lija në qetësi po vetëm të dëgjoja dhe një herë të më thërriste ‘mama’”, tha Arjola.
Kjo rezultoi me një mega befasi për të në mbrëmjen e spektaklit, pasi asaj iu dhurua nga Top Channel një apartament në Tiranë për të dhe fëmijët e saj, teksa edhe pse si më pak e votuara e televotimit javor, fati ishte në anën e saj duke i qëlluar biletë kthyese, që i dha asaj edhe një shans tjetër brenda shtëpisë së Big Brother VIP. /Telegrafi/