Site icon Telegrafi

Rrëfimi i emigrantit tajlandez që i mbijetoi sulmit të Hamasit, militanti deshi t’ia presë kokën – e “shpëtoi” thika që nuk ishte e mprehtë

Withawat Kunwong, 30-vjeç, emigranti tajlandez që punon në një ferme në kub në jug të Izraelit kur Hamasi u fut më 7 tetor, i ka treguar gazetarit të CNN-it plagët në qafë që i mbetën nga lufta me një militant të Hamasit.

Ai tha se plagët janë një rikujtim në frikë dhe traumë që i shijoi në ditën kur Hamasi filloi sulmin e befasishëm në qytetet izraelite, transmeton Telegrafi.

Ferma ku punonte gjendej në kibuin Holit, në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës. Kunwong ka treguar për CNN se atë ditë të kobshme ishte në fermë kur dëgjoi shpërthimet e fuqishme, e tymi i zi filloi të ngritet në qiell derisa mbi kokë i fluturonin raketat.

Lexo po ashtu Brenda spitalit në Gaza, pacientë të shtrirë kudo

Pranoi se me orë të tëra ishte fshehur derisa nuk e kishte gjetur një palestinez i veshur me rroba civile që e sulmoi dhe tentoi t’ia presë kokën me një thikë kuzhinë, pasi Kunwong kishte refuzuar të dorëzohet.

Aty filloi një luftë e ashpër për jetë, pasi që Kunwong u rrëzuar, e palestinezi e la duke menduar se është i vdekur pasi tërë qafën e kishte të mbuluar me gjak.

Lexo po ashtu Izraeli publikon videon e CNN të një kufome në Gazë: Kujtesë, të vdekurit nuk e lëvizin kokën

Punonjësit e tjerë emigrantë nga ferma e kanë gjetur Kunwongun dhe e ndihmuan, e ai për mrekulli mbijetoi pasi që thika me të cilën ishte sulmuar nuk ishte e mprehtë dhe ishte thyer.

“Ai (sulmuesi) nuk arriti ta kryej punën. Të gjitha plagët akoma më dhembin, por e ndiej dhimbjen nga brenda”, tha Kunwong në televizionin amerikan. /Telegrafi/

 

Exit mobile version