Christine dhe Frank Lampard janë të martuar për afro katër vite, ndërsa janë në lidhje qe një dekadë. Bashkëshortja e ish-futbollistit anglez ka treguar se ishte njoftuar krejt rastësisht me 41-vjeçarin kur ishin takuar në ceremoninë ‘Pride of Britain Awards’ të vitit 2009.
Gjatë një interviste për familjen e saj, prezantuesja ka pranuar më tej se vajza e tyre (e lindur në shtator të vitit 2018) e ka kompletuar lidhjen e tyre.
Christine dhe Frank u njoftuan në tetor të vitit 2009 në evenimentin e lartpërmendur, ndërsa u martuan në një ceremoni romantike në dhjetor të vitit 2015 në Knightsbridge.
40-vjeçarja, e cila këtë vit është pjesë e panelit të ‘Pride of Britain Awards’, ka thënë se kjo ceremoni dhjetë vite më parë ishte shumë e veçantë për çiftin.
“Ishte një nga ato momente që ndryshon rrjedhën e gjithçkaje, akoma më kujtohet takimi i parë sikur të ishte sot. Kush shkon në një ceremoni të ndarjes së çmimeve dhe gjen burrë? Kjo isha unë!”.
“Asnjëri nga ne madje nuk ka dashur të shkojë, ndërsa unë isha vonuar, pasi e drejtova ‘The One Show‘. Dhe kur arritëm, morëm nga një gotë shampanje festive. Ishte një mbrëmje e veçantë për ne”, ka rrëfyer Christine për The Mirror.
Christine dhe Frank e quajtën vajzën e tyre Patricia, sipas nënës së trajnerit të Chelseat, e cila vdiq tragjikisht në vitin 2008. Lampard ka edhe dy vajza të tjera, njëra 14 dhe tjetra 12 vjeçare, nga lidhja me Elen Rivas, me të cilën u nda në vitin 2008.
Duke folur për vajzën e tyre, Christine ka thënë: “Ne veçmë ishim shumë të lumtur, por besoj se ajo i kompletoi gjërat”. /Telegrafi/