Armela i ka treguar Musait se kur ka qenë e vogël e ka kafshuar një qen në kokë, ndaj i ka bërë buzët dhe ka ende shenjat e kafshimit në kokë.
“Kam qenë pesë vjeçe dhe më ka kafshuar qeni. Për këtë i kam bërë buzët dhe shenja të kafshimit kam edhe në kokë”.
“Ka qenë shumë traumë. Kam dalë në gazetë atëherë, që atëherë kam qenë e famshme”, ka thënë ajo me shaka.
Nga ana tjetër, Armela ka këmbëngulur në qëndrimin e saj se Benardi është shumë pasiv në shtëpi dhe nuk përfshihet në debate. Ajo i qëndron mendimit që dha gjatë spektaklit për të.
“Në çdo debat, kur ka debat, Benardi është duke ngrënë kos. E thashë me të qeshur, por faktikisht kështu është”, i ka thënë ajo Musait.
Megjithatë, sipas Armelës, nga zënkat mes të tjerëve në shtëpi, Benardi po përfiton. “Ka për të ecur se nuk përfshihet dhe kur dy vetë zihen me njëri-tjetrin, i treti fiton dhe i treti është Benardi”. /TCH/Telegrafi/