Telegrafi

Rrëfimi i Almedës si e bëri për veten aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman

(Foto: Instagram/almeda92)

Almeda Abazi ka folur për njohjen me aktorin dhe tashmë bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman. Modelja e njohur shqiptare tha se kishin të njëjtin grup shoqëror.

Në një intervistë për “S’e Luan Topi” në Top Channel, e pyetur nëse kishte ndonjë shkëndijë apo gjest që i çoi drejt romancës, ajo ka thënë se vet është e ftohtë në karakter, kështu që pjesën e flirtit ia la atij.

Lexo po ashtu Almeda Abazi: Refuzova dy projekte me skena dashurie për shkak të Tolgës

Megjithatë, në fund kuptoi se bukuroshja dhe Tolga ishin të ngjashëm në karakter, edhe pse ishte ai që e bëri hapin i pari.


Pjesë nga biseda:

Almeda: Kishim të njëjtin rreth shoqëror. Shiheshim me njëri-tjetrin shumë shpesh. Pëlqeheshim, por që nuk e dinim.

Lexo po ashtu Do t'i dhuronte veshkën babait, Almeda Abazi mes lotësh: Nuk më lejuan mjekët sepse isha vetëm 15 vjeçe

Erjona Rusi: Por s’kishte asnjë shkëndijë. Nuk kishte bërë ndonjë gjest, apo nuk e di?

Almeda: Sigurisht që kishte, por unë jam pak njeri i ftohtë në aspektin e lidhjeve. Nuk flirtoj shumë kollaj, ndaj ja lash Tolgës atë pjesë. Por që pëlqimin e kisha sigurisht. Edhe Tolga tipin e ka si unë, që do të thotë se edhe ai ka pritur nga unë. Pra, të dy prisnim nga një shenjë nga njeri-tjetri dhe Tolga e dha shenjën.

Erjona Rusi: Cili ishte ky sinjali i parë?

Almeda: Në fillim neve ishim… pra siç e thash, unë nuk dola me ftesën e parë. Ne në fakt kishim dalë shpesh në grup, por kësaj radhe kërkoi që të dilnim tek.