Rrëfimi i Almedës si e bëri për veten aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayisman
Imran Amiti
Almeda Abazi ka folur për njohjen me aktorin dhe tashmë bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman. Modelja e njohur shqiptare tha se kishin të njëjtin grup shoqëror.
Në një intervistë për “S’e Luan Topi” në Top Channel, e pyetur nëse kishte ndonjë shkëndijë apo gjest që i çoi drejt romancës, ajo ka thënë se vet është e ftohtë në karakter, kështu që pjesën e flirtit ia la atij.
Erjona Rusi: Por s’kishte asnjë shkëndijë. Nuk kishte bërë ndonjë gjest, apo nuk e di?
Almeda: Sigurisht që kishte, por unë jam pak njeri i ftohtë në aspektin e lidhjeve. Nuk flirtoj shumë kollaj, ndaj ja lash Tolgës atë pjesë. Por që pëlqimin e kisha sigurisht. Edhe Tolga tipin e ka si unë, që do të thotë se edhe ai ka pritur nga unë. Pra, të dy prisnim nga një shenjë nga njeri-tjetri dhe Tolga e dha shenjën.
Erjona Rusi: Cili ishte ky sinjali i parë?
Almeda: Në fillim neve ishim… pra siç e thash, unë nuk dola me ftesën e parë. Ne në fakt kishim dalë shpesh në grup, por kësaj radhe kërkoi që të dilnim tek.