Site icon Telegrafi

Rrëfimi i aktores Olivia Munn për sëmundjen autoimune

(Foto: Instagram/oliviamunn)

Olivia Munn ka folur haptas për mediat amerikane lidhur me luftën e saj për mbijetesë prej se është diagnostikuar me sëmundjen autoimunue, fibromialgia, për të cilën ka marrë vesh para dy vitesh.

Aktorja e filmave “X-Men” ka treguar se është ndier keq me vitet të tëra, para se të mësonte për diagnozën e saj.

“Nuk isha e sigurt se çfarë po ndodh me mua. Me vite të tëra kam kaluar nëpër sëmundje të ndryshme duke mos e ditur se çfarë po ndodh”, ka thënë ajo.


Fibromialgia që njihet edhe si sindroma e fibromialgisë (FMS), është një sëmundje kronike që shkakton dhimbje në gjithë trupin. Krahas dhimbjes së shpërndarë, njerëzit me këtë gjendje kanë edhe ndjeshmëri të shtuar ndaj dhimbjes, lodhje ekstreme dhe ngurtësi muskulore.


Me ndihmën e pesë mjekëve, Munn është diagnostikuar me fibromialgi, një sëmundje e pashërueshme që shkakton dhimbje të zgjeruara të muskujve, lodhje dhe probleme me gjumin dhe kujtesën, ndërsa nxitet nga stresi.

(Foto: Instagram/oliviamunn)
Lexo po ashtu Nga Morgan Freeman deri te Lady Gaga e Jared Leto - 10 të famshmit që vuajnë nga sëmundjet reumatike

“Jam detyruar që ta ndërroj rutinën shëndetësore dhe të ushqehesha në mënyrën e duhur. Filloba të konsumoj ushqim pa gluten, pa produkte të qumështit dhe pa sheqer. Shumë gjëra që isha mësuar t’i konsumoja secilën ditë dhe gjëra që vërtet i doja, është dashur të hiqja dorë nga to”, ka thënë aktorja.


Sëmundjet reumatike karakterizohen me inflamacion që përfshin strukturat lidhëse ose mbështetëse të trupit – më së shpeshti nyjat, por nganjëherë edhe tendinet, ligamentet, eshtrat dhe muskujt. Dhimbja dhe ënjtja janë simptomat kryesore të këtyre sëmundjeve që shoqërohen edhe më vështirësi në lëvizje (sidomos në mëngjes), pastaj me skuqje dhe nxehje në pjesën e afektuar, ndërsa lodhja, vështirësitë në frymëmarrje dhe infeksionet e ndryshme – janë simptoma dhe shenja shoqëruese.


/Telegrafi/

Exit mobile version