Një adoleshent nga India, fytyra e së cilit është deformuar nga një lloj i rrallë i tumorit, qëndron i mbyllur dhe nuk del nga fshati tij.
Bhupinder Singh jeton kryesisht i vetmuar, sepse njerëzit e shikojnë me habi, kurse në raste të shpeshta edhe e ofendojnë.
Për shkak të deformimit, atë e kanë tallur si fëmijë, duke e quajtur edhe ‘djaloshi elefant’, transmeton Telegrafi.
Djaloshi 16-vjeçar vuan nga neurofibromatosis, që është një gjendje e rrallë, e cila i bën nervat të rriten në mënyrë enorme.
Ai ka lindur me një tumor të vogël në kapakun e syrit të djathtë, por me kalimin e kohës është rritur shumë, duke ia përfshirë gjysmën e fytyrës.
Për pasojë, ai nuk mund të sheh me njërin sy, ndërsa e ka të vështirë të fletë dhe të hajë si duhet.
Shkaku i pamjes jo të rregullt, ai është larguar nga shkolla, ndërsa tani me mungesë vetëbesimi ai ka frikë të del nga fshati.
Megjithatë, Singh është i pranueshëm nga familjarët dhe disa miq me të cilët e kalon kohën kur nuk shikon televizion apo nuk është duke lexuar. /Telegrafi/