Site icon Telegrafi

Rrëfim i dhimbshëm i vajzës së Jozefina Topallit: Si jetoja në 14 m² kur isha 18 vjeç

Ajo është bërë mjaft e njohur për shkak të nënës së saj, e cila është një nga politikanet më të njohura shqiptare, Jozefina Topalli.

Megi Topalli ka ardhur me një rrëfim për veten ku tregon vështirësitë që ka kaluar gjatë viteve të saj të studimit por edhe marrëdhënien e më politikën.

“Jam larguar nga shtëpia pas gjimnazit, kur isha 18 vjeçe. Ajo ishte një sfidë e vertet për mua. Nuk kisha qenë kurrë në Strasburg dhe që të jem e sinqertë as nuk më pëlqente në fillim. Jetoja në një dhomë 14 metra katror, në periferi të Strasburgut për 3 vite. Dija pak frengjisht, larg asaj që kërkohej për një universitet.

Kujtoj që në provimet e para më ndihmuan shumë notat që mora në matematikë, statistikë për të më inkurajuar, ndërkohë që për të mësuar historinë ekonomike me duhej e hapja fjalorin për çdo fjalë dhe ishte një ferr i vertet.

Prindërit më kishin thënë që vitin e parë të mësoja frengjisht dhe pastaj të filloja vitin e parë të universitetit. Por unë ngula këmbë që të mos humbi një vit vetëm për gjuhën por ta merrja vitin e parë. Nuk them që ishte e lehte,”-përfundon Megi.

Por kthimi në Shqipëri nuk duket të ketë qenë edhe aq I bukur për të: “Kur u ktheva sapo kisha përfunduar një përvojë disa mujore në Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës në Paris, ku dhe paguhesha mjaft mirë. U ktheva në Shqipëri me shumë ëndrra dhe mendoja se këtu do vleresohej shkolla ime.

Aplikova në disa banka, ndër të cilat dy të huaja ku nga të dyja mora përgjigje pozitive por prap nuk ishte ajo çfarë kisha në mendjen time. Fillova punë në Bankën e Shqipërisë si specialiste e thjeshtë dhe aty vazhdoj dhe sot,”- vijon vajza e ish-parlamentares Topalli. E

pyetur për marrëdhënien e saj me këngëtarin Luis Ejlli, Megi nuk ka dashur të prononcohet: “Ka disa gjëra që unë i kam tepër të veçanta. Gjërat private i kam shumë të shtrenjta. Janë shumë të rëndësishme për t’i thënë në publik,”-përfundon rrëfimin e saj për “Elite” Megi.

Exit mobile version