Roza Lati ka rrëfyer me banorët për një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur vitin që lamë pas.
Moderatorja e njohur tregoi se kishte abortuar, pasi partneri që kishte mbetur shtatzënë, nuk mund t’i ofronte një familje.
“Unë zgjedh familjen, zgjedh Vitin e Ri me familjen… nuk doja që fëmija im të kishte fëmijërinë që kam pasur unë, jam rritur vetëm nga nëna. Për një fëmijë figura e babait nuk zëvendësohet kurrë”, tha ajo.
“Mami më ka qëndruar afër gjithmonë. Ajo është shoqja ime e ngushtë, por pasi unë e kisha marrë vendimin, sepse ajo mezi pret që unë ta bëj një bebe. Edhe unë, por dua më shumë se kaq, dua familjen. Pasi e mora vendimin, kalova një moment të keq me veten, kam rrahur veten time. Mora një shoqe në telefon dhe i thash eja se jam keq, por më tha nuk vij dot se më dhëmb dhëmballa, por ma tha a e more rrogën. Se i kisha premtuar që do i jepja ca lekë. Dhe thyerja ime në 2023 ka qenë në shumë anë”, shtoi mes tjerash Lati.
E njëjta vazhdoi rrëfimin duke shtuar: “Rita e di çfarë kam kaluar. Pas rrëfimit që bëra me banorët, të nesërmen me erdhi një dron nga mami… ‘të kam zemër’”.
Pas rrëfimit që bëri sërish në Big Brother, ajo u surprizua nga e ëma, aktorja Rita Lati.
Roza u emocionua në masë të madhe dhe me të parë nënën shpërtheu në lot. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=EzPo_lemeG4