Në vitin 2020 ylli televiziv, Paris Hilton, akuzoi shkollën e saj për abuzim dhe sjellje të pahijshme ndaj saj.
Që atëherë, ajo ka bërë gjithçka në fuqinë e saj për të lobuar për ndryshim përkrah viktimave të tjera të abuzimit. Në një shkrim të shkruar për USA Today, Hilton zbuloi pretendime të reja për ekzaminime të rreme gjinekologjike që ajo u detyrua të duronte në mes të natës.
E gjithë kjo ndodhi gjatë kohës së saj në shkollën Provo Canyon në Utah, një strukturë që dyshohet se ishte për adoleshentët me probleme. Prej vitesh është diskutuar shumë për këto ambiente dhe keqtrajtimin e tyre ndaj të miturve.
Hilton vendosi ta çonte çështjen e saj në kongres në Uashington DC së bashku me shumë të tjerë dhe organizoi një konferencë shtypi. Ajo foli për këto akuza të reja dhe bëri që demokratët dhe republikanët ta shohin këtë çështje.
Burri i saj, Carter Reum, iu bashkua Paris Hiltonit në demonstratën që u zhvillua midis ndërtesës së Capitl dhe Monumentit të Uashingtonit. Në një instilacion arti që i ngjan një kabine të izolimit, Hilton u pa e veshur tërësisht në të zeza për të përfaqësuar këtë abuzim që shumë adoleshentë kanë vuajtur në këto ambiente gjatë viteve.
Gjatë prezantimit, shumë nga viktimat dhe senatorë të shtetit iu bashkuan asaj për të biseduar për këtë çështje.
“Për një kohë të gjatë, qeveria jonë e ka lejuar këtë industri mashtruese të funksionojë në hije pa ndonjë transparencë apo llogaridhënie të vërtetë”, tha Hilton.
“Nëse do të përpiqeshim të protestonim ose të vëmë në dyshim ndonjë gjë, ata thoshin se ishte një ëndërr e keqe. Ata na thanë që të mos i shpiknim gjërat. Por duke u kthyer pas në këto përvoja si një grua e rritur, unë mund t’i dalloj këto provime për atë që ishin: seksuale. Sulmi ndaj fëmijëve. Abuzimi në këto ambiente merr shumë forma”.
Deri tani, shkolla ku Paris Hilton pësoi këtë abuzim nuk ka pranuar të komentojë. /Telegrafi/