Vivian e takojmë në një nga bar-et luksoze të Tiranës. E thjeshtë, por që prej larg bën diferencën. Bie në sy menjëherë për stilin e të veshurit FASHION. Nuk ka gabuar në asgjë, gjithçka PERFEKT.
E veshur në të zeza, mbizotëron brand-i Dolçe & Gabbanna. Ndërsa, që në fillim kupton që kemi të bëjmë me një modele të standardit botëror, ku përmasat e trupit të saj janë si të modeleve të pasarelave.
Epiteti “e bukur” për të duket se nuk mjafton, ajo është më shumë se kaq. Por, edhe pse tërheq më shumë seç duhet vëmendjen e njerëzve, ajo të imponohet me personalitet të fortë, që e gjejmë rrallë te vajza të moshës së saj.
Është vetëm 20 vjeç, por me seriozitet maksimal tregon për karrierën, ku më e rëndësishmja është nënshkrimi i kontratës me markën prestigjioze “VALENTINO”. Fotot për Valentino pritet të publikohen në muajin mars për prestigjiozen “VOGUE Shangai”.
Me thjeshtësinë që e karakterizon dhe me zërin e ëmbël, e intonacion të ulët na rrëfen detaje të ëmbla të jetës së saj në këto momente, që mesa duket nga 1 deri në 10, shënon 10 plus. E survejuar nga media, sapo i vjen një mesazh në telefon nga një gazetar.
I kërkojnë detaje të jetës personale, të cilën ajo di ta mbajë larg syve të publikut. E ruan me fanatizëm privatësinë, po të njëjtën gjë bën edhe me imazhin. Na tregon që sapo ka zyrtarizuar dashurinë e saj në fejesë, edhe kjo një ceremoni tërësisht private, e larg syrit kureshtar të gazetarëve.
Ajo është me siguri një modele ‘open mind”, por e kujdesshme për të ‘mos kaluar masën’. Duket se urren vulgaritetin, ndërsa djali që i ka rrëmbyer zemrën, si diplomat që është në profesion e pranon atë bashkë me punën e saj, duke e shoqëruar në udhëtimet jashtë vendit, madje së fundmi deri në Kinën e largët.
Vivian zbulon ekskluzivisht për ne lidhjen me ish- konsullin, me të cilin është fejuar, si dhe çfarë po ndodh së fundmi me karrierën…