Telegrafi

Rrëfehet Suada Sherifi: Ja çfarë më kërkoi Fadil Berisha për të përfaqësuar vendin në “Miss Universe” (Foto)

E bukura Suada Sherifi ishte përzgjedhur “Miss Shqipëria” në vitin 2005.

Por jo gjithçka kishte qenë perfekte në atë kohë, dhe dukej se bukuroshja është përballur me një kërkesë të pazakontë.

Lexo po ashtu E bukura dhe Fadil Berisha

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ABC News, Suada rrëfen një histori interesante rreth 12 vjet më parë me Fadil Berishën.

Ajo rrëfeu se arsyeja pse nuk përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe” në atë kohë, ishte fakti se fotografi i njohur i kishte kërkuar asaj që të operonte hundën, duke e zvogëluar në madhësi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Një kërkesë e tillë sipas saj ka qenë e paarsyeshme dhe nuk mund ta pranonte, dhe si rrjedhojë bukuroshja u tërhoq nga prezantimi i vendit të saj.

Në vend të Suadës, Shqipëria u prezantua nga bukuroshja pasuese Eralda Hitaj. /Telegrafi/

Suada Sherifi

 

Eralda Hitaj