Site icon Telegrafi

Rrëfehet Obama: Libia, dështimi më i madh i presidencës time

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka pranuar se Libia është një nga gabimet e mëdha të presidencës së tij.

Në një intervistë për Fox News, Obama shprehu keqardhjen për dështimin në parashikimin e asaj që do të vinte pas rënies së diktatorit Muhamar Gadafi.

Megjithatë, Obama mbrojti ndërhyrjen si veprim të drejtë për popullin libian.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Obama ka shprehur keqardhje mbi situatën në Libi.

Muajin e kaluar, në një tjetër intervistë mediatike, ai tha se operacioni në Libi ishte zhvilluar ashtu siç ai kishte shpresuar, por që tashme ky vend ndodhet në kaos total.

Në këtë intervistë ai kritikoi Francën dhe Britaninë e Madhe, në mënyrë të veçantë kryeministrin britanik David Cameron, duke thënë se ai u shpërqendrua pas ndërhyrjes.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera morën pjesë në operacionet për mbrojtjen e civilëve gjatë kryengritjes së 2011.

Por pas vrasjes së liderit Gadafi, Libia u zhyt në kaos, me dy qeveri paralele dhe me një rivalitet të ashpër të grupeve militantëve.

Në fillim të këtij viti, me ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara u krijua një qeveri e unitetit kombëtar, por ende nuk duket se ka marrë nën kontroll situatën.

Presidenti Obama, të cilit nuk i ka mbetur shumë kohë në detyre, ka folur shpesh herë për dështimet e tij, ndër të cilat përmend edhe ligjin e armëve ne SHBA, i cili mbetet një nga pikat e nxehta të shoqërisë amerikane pavarësisht shtimit të numrave të viktimave si pasojë e një ligji tolerant mbi kontrollin e armëve të zjarrit. /kp/

Exit mobile version