Site icon Telegrafi

Rrëfehet Kim, tregon për ndërhyrjen që ka bërë

35 vjeçarja Kim Kardashian pretendon shpesh se pamja e saj është natyrale.

Ajo ka kryer operacione plastike duke përfshirë hundën, buzët, gjoksin apo të pasmet, por ajo shpesh i mohon këto.

E vënë përballë një përgjegjësie të madhe për të rrëfyer të vërtetën, ajo duket se është dorëzuar, duke treguar ndërhyrjen më të çuditshme që ka kryer.

“Para shumë vitesh unë eliminova me lazer fokët e reja që dalin në pjesën e ballit. Të gjitha ato qime të vogla më shkaktonin acarim sa herë shfaqeshin.

Kështu që vendosa të pastroja ballin dhe qafën. Të gjithë fotografët i hiqnin ato me fotoshop, kështu që gjithsesi nuk kisha arsye për t’i mbajtur.

Megjithatë, unë mendoj që ato të tregojnë më të re në moshë. Nuk ka asgjë, asnjë problem nëse vendosni t’i hiqni, por mua më mungojnë shumë të miat”, ka thënë ajo për të gjithë fansat e saj./albeu

Exit mobile version